LIS@NET

MIre se vini ne Forumin LIS@NET
 
ForumPortalliGalleryKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas

Shko poshtė 
AutoriMesazh
agronbe



Numri i postimeve : 9
Registration date : 29/03/2007

Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas Empty
MesazhTitulli: Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas   Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas Icon_minitimeTue Jul 24, 2007 3:43 pm

Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas Skenderbeu“Matchable to the greatest of the great” - Edmund Spenser (poet i periudhės Elizabetiane)
Nga viti 1443, kur Kėshtjellės sė Bardhė tė Krujės iu kthye triumfalisht, e deri nė shtratin e vdekjes nė Lezhė, nė vitin 1468, Skėnderbeu la pas njė trashėgimi tė paharrueshme tė heroizmit tė madh nė mbrojtje tė lirisė. Gjergj Kastrioti, jetoi dhe vdiq pėr ato qė ai besonte me tėrė qenien tė ishin vlera tė shenjta tė besimit, virtytit, nderit, lirisė, guximit dhe dashurisė ndaj atdheut. Kėto vlera universale sė bashku me filozofinė e tij tė thellė pėr jetėn, vėrehen qartė nė korrespondencėn, nė fjalimet dhe nė veprėn e tij tė jashtėzakonshme.

Kush ishte Gjergj Kastrioti? Pėrse ėshtė figurė e rėndėsishme historike? Ēfarė mund tė mėsojnė sot shqiptarėt nga jeta dhe bėmat e tij? Pėrse ai sot nuk njihet sa duhet nė botė? Kastrioti ishte biri i princit shqiptar, Gjon Kastriotit, sundimtarit tė tokave shqiptare nė gadishullin e Ballkanit, nė fund tė shekullit tė 14-tė dhe nė fillim tė shekullit tė pesėmbėdhjetė. Gjoni u kishte vėnė turqve otomanė pritė pėr mė shumė se njėzet vjet, pėr t’u detyruar mė nė fund nė vitin 1422 qė ta nėnshkruante njė traktat dėshpėrues paqeje me Sulltan Muratin e Dytė, me qėllim qė popullin e tij ta shpėtonte nga zemėrimi i Perandorisė Otomane, ndėrkohė qė sulltanit do t’i shėrbente si mburojė e ushtrisė pėr Evropėn Juglindore. Pėr tė garantuar marrėveshjen, Sulltani i mori Gjonit peng djalin e vogėl, Gjergjin, tė cilin e dėrgoi nė Stamboll, kryeqytetin evropian tė Perandorisė Otomane. Kėtu Gjergji u dėrgua nė akademinė ushtarake tė Perandorisė, ku ai shkėlqeu nė tė gjitha drejtimet dhe nė shenjė respekti pėr zotėsitė iu dha titulli “Iskander Bey” - Lordi Aleksandėr, sipas Lekės sė Madh. Cilėsitė e shkėlqyera akademike dhe ushtarake tė Skėnderbeut i ranė nė sy Sulltanit shumė shpejt, prandaj i dha titullin e gjeneralit ende pa i mbushur njėzet vjet. Sukseset ushtarake tė Skėnderbeut kundėr armiqve tė Perandorisė Otomane u bėnė legjendare, ashtu siē pėrmasa tė tilla legjendare arritėn edhe dekoratat dhe dhuratat qė i jepeshin atij pas ēdo triumfi tė jashtėzakonshėm. Njė pikė kthese e rėndėsishme nė jetė Skėnderbeut i erdhi nė vitin 1443, kur nga Kruja i erdhi lajmi pikėllues pėr vdekjen e tė atit. Gjoni i kishte sfiduar dhe ua kishte prishur planet otomanėve pėr mė shumė se 50 vjet me radhė, prandaj Sulltani e shikonte me dyshim dhe shqetėsim potencialin e Skėnderbeut pėr trashėgimin e vendit tė tė atit tė ndjerė, sepse e dinte se ai nuk do tė reshte sė punuari pėr ta pėrjetėsuar njė Shqipėri tė Lirė, ani se tashmė Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia ishin dorėzuar tėrėsisht. Skėnderbeu e nuhati rrezikun qė i kanosej atij dhe popullit tė babait tė tij dhe prandaj, nė nėntor tė vitit 1443, kur iu ngarkua detyra ushtarake pėr t’i mposhtur hungarezėt qė drejtoheshin paoshtu nga njė luftėtar tjetėr i madh i lirisė (dhe halė nė sy tė Sulltanit), Janosh Huniadi. vendosi ta shfrytėzonte rastin. Nė vend qė ta bėnte punėn e ndyrė tė Sulltanit nė Nish (sot qytet nė Serbi), ai i mashtroi bashkėkomandantėt otomanė dhe sė bashku me treqind kalorės tė tij shqiptarė besnikė, nga fushėbeteja e Nishit u nis drejt Krujės. Dy javė pas hyrjes triumfale nė Dibėr tė Shqipėrisė, Skėnderbeu iu vėrsul Kėshtjellės sė Bardhė tė Krujės dhe mė 28 nėntor tė vitit 1443 e largoi prej andej guvernatorin otoman qė kishte zėnė vendin e tė atit tė tij.

Njėzet e pesė vitet pasuese do tė ishin dėshmitare tė disa prej luftėrave dhe akteve heroike mė madhėshtore ushtarake qė janė parė ndonjėherė kundėr Perandorisė mė tė fuqishme tė kohės, qė atėbotė ishte nė rritje tė pandalshme, kundėr Otomanėve. Otomanėt mundėn ta pushtonin Shqipėrinė vetėm pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468. E mbetur pa liderin e saj tė madh, lufta kundėr otomanėve ngeci, u dobėsua shumė dhe humbi forcėn e saj, derisa nė vitin 1488 arriti pikėn kur shkaktoi rėnien pėrfundimtare tė tokave shqiptare nėn pushtimin otoman. Ky pushtim zgjati 425 vjet, derisa Ismail Qemali, mė 28 nėntor tė vitit 1912 ngriti nė Vlorė flamurin e Skėnderbeut me shkabėn dykrenore.

Kush nė tė vėrtetė ishte ky kalorės i shenjtė
Kjo ėshtė njėra anė pėr tė cilėn shqiptarėt sot mund tė krenohen dhe mund ta falėnderojnė dhe nderojnė Gjergj Kastriotin. Por le tė ndalemi pėr pak ēaste e ta shohim se kush nė tė vėrtetė ishte ky kalorės i shenjtė dhe cila ishte gjenia e ushtarake e heroit tonė kombėtar e parė nga ata qė e njihnin atė nga afėr. Pasi qė tashmė kam lexuar shumė pėr Skėnderbeun, mė ėshtė bėrė e qartė se prifti katolik nga Shkodra, Marin Barleti, i ka lėnė shėnimet mė tė qarta, mė tė plota dhe mė gjithėpėrfshirėse pėr jetėn dhe veprėn e Skėnderbeut. Vepra e tij pėrbėhet prej dymbėdhjetė vėllimesh dhe nė tė pėrfshihen letėrkėmbimi i Kastriotit, fjalimet dhe filozofia e tij pėr jetėn, pėr fenė dhe pėr kombin. Me qė Barleti ishte bashkėkohės i Skėnderbeut, ai kishte informata tė dorės sė parė pėr fushėbetejat, pėr arkivat e Romės dhe pėr shumė tė dhėna tė tjera nga dėshmitarėt qė i njihnin zotėsitė dhe mjeshtėritė e jashtėzakonshme tė Kastriotit, karakterin dhe karizmin e tij. Vepra prej dijetari e Barletit, e shkruar nė origjinal nė gjuhėn latine, ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė, duke pėrfshirė gjuhėn frėnge dhe angleze dhe kjo u ka mundėsuar shumė njerėzve tė mėsojnė pėr bėmat legjendare tė Skėnderbeut. Poeti amerikan i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, Henry Wadsworth Longfellow, ishte mrekulluar duke lexuar pėr jetėn dhe veprėn e jashtėzakonshme tė Gjergj Kastriotit. Poema e tij epike “Scanderbeg - Skėnderbeu” i jep njė pėrshkrim tė gjallė kthimit triumfues tė Kastriotit nė Krujė, mė 28 nėntor tė vitit 1443: …Anon from the castle walls/ The crescent banner falls,/ And the crowd beholds instead,/ Like a portent in the sky,/ Iskander’s banner fly,/ The Black Eagle with double head …/ And shouts ascend on high/ …”Long live Scanderbeg”.

Nga kėshtjella shpejt ka rėnė/ Flamuri me gjysmė-hėnė/Edhe populli shikon/qė nė vent tė tij valon/Flamur’ i Skėnderit n’erė/Shkabė e zezė me dy krerė.../… Dhe ai zė me gas me bujė/oshėtin brek mė brek/“Rrofsh, o Skėnderbeg” (marrė nga Albumi i Nolit).

Nga shumė ekspertė ushtarakė, gjenia ushtarake e Skėnderbeut ėshtė krahasuar me gjeninė ushtarake tė Lekės sė Madh. Gjeneralmajori James Wolfe, komandant i ushtrisė angleze nė rrethimin e Kuebekut nė Kanada, i shkruante Lordit Sidnei se “Skėnderbeu ua kalonte tė gjithė oficerėve, tė lashtė dhe modernė nė udhėheqjen me njė ushtri tė vogėl defensive”. Kėtė e kam takuar nė historinė turke dhe askund tjetėr, - shkruante Wolfe mė tej duke iu referuar gjenialitetit ushtarak tė Skėnderbeut. Nė veprėn e tij “Tatėpjeta dhe rėnia e Perandorisė Romake”, historiani Edmund Gibbon thoshte: “Nė listėn e heronjve, Janosh Huniadi dhe Skėnderbeu sė bashku kanė merituar vėmendjen tanė, me qė arti i tyre ushtarak e ka vonuar shkatėrrimin e Perandorisė Bizantine ... Princi shqiptar me tė drejtė mund tė shquhet dhe lavdėrohet si kampion i pavarėsisė sė tij kombėtare. Entuziazmi i tij prej kalorėsi dhe mbrojtėsi tė besimit e kanė renditur atė pėrkrah emrave tė Lekės sė Madh dhe Pirros ...”. Edhe poeti i epokės elizabetiane, Edmund Spenser, nė parathėnien e tij pėr pėrkthimin e Barletit nė gjuhėn angleze, thoshte se Skėnderbeu ishte “shok me tė mėdhenjtė e tė mėdhenjve”. To one whom later age has brought to light,/ Matchable to the greatest of the great:/Great both in name and great in power and might,/ And meriting a mere triumphant feat -/ The scourge of Turks, and plague of infidels,/ Thy acts, O’ Scanderbeg, this volume tells./ Ty qė nė dritė tė solli shekull i ri,/Qė rri pėrkrah mė tė mėdhenjve qė u thuren lavdi:/I madh nė emėr, madhėshtor nė fuqi,/I denjė pėr lavdin triumfues nė histori -/Tmerri i turqve dhe ndėshkimi i atyre qė s’kanė fe,/Pėr veprėn tėnde flet kjo pėrmbledhje, o Skėnderbe! Dhe sė fundi, midis pėrshkrimesh tė shumta pėr heroin shqiptar, i kthehemi pėr njė ēast figurės sė letėrsisė angleze tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, Lordit Bajron, i cili kishte rėnė nė dashuri me gjithė ē’kishte parė nė Shqipėri. Ashtu si Kastrioti, edhe Bajroni ndjente dashuri tė thellė pėr lirinė dhe pavarėsinė kombėtare. Nė poemėn e tij “Shtegtim i Ēajld Haroldit”, Bajroni shkruante: Land of Albania, where Iskander rose,/Theme of the young, and beacon of the wise,/And he, his namesake, whose oft-baffled foes/Shrunk from his deeds of chivalrous emprise./Land of Albania, let me bend mine eyes/ On thee, though rugged nurse of savage men!/ O Shqipėri ku lindi Iskanderi,/kėngė e rinisė, fanar i t’urtėvet! -/Dhe Iskanderi tjetėr qė i dėrrmoi/Pėrherė armiqtė me Kordhn’ e tij kreshnike: Shqipėri, lejomė tė kthenj syt e mi/O nėnė e rreptė burrash t’egėr!“

Vazhdon--
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agronbe



Numri i postimeve : 9
Registration date : 29/03/2007

Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas Empty
MesazhTitulli: Re: Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas   Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas Icon_minitimeTue Jul 24, 2007 3:44 pm

[Gjergj Kastrioti ishte njė gjeni i papėrsėritshėm ushtarak
Thėnė shkurt, Gjergj Kastrioti ishte njė gjeni i papėrsėritshėm ushtarak, me besim dhe guxim tė madh, filozof dhe njeri qė mbajti gjallė dhe ushqeu si askush tjetėr lirinė personale dhe pavarėsinė kombėtare. Ai ėshtė subjekt i shumė librave, poemave e madje edhe i njė opere nga Vivaldi. Sot figura e tij e madhėrishme, me shpatėn nė dorė i hipur mbi atin e tij madhėshtor, u jep nur kryeqyteteve tė Italisė, tė Austrisė dhe tė Hungarisė. Dhe nė gjashtėqindvjetorin e lindjes sė tij, njė rezolutė kongresionale qė u paraqit nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve amerikanė, forumi mė demokratik nė botė, rikujton shumė bėma dhe rėndėsinė e tij, si njė figurė historike, jo vetėm pėr shqiptarėt dhe Ballkanin, por edhe pėr Evropėn Perėndimore, tė cilėn ai e shpėtoi nga pushtimi i otomanėve.

Ajo qė shqiptarėt mund tė mėsojnė sot nga jeta dhe veprat e Skėnderbeut ėshtė e pafund. Si njeri me besim tė patundur, tek pėrballej pafundėsisht me vėshtirėsi aq tė pakalueshme, ai vuri vetėn nė mėshirėn e Perėndisė sė madhe. Nė njėrin prej kėtyre rasteve, kur, Sulltan Murati i dėrgoi Skėnderbeut, qė tani qėndronte si pengesė e pakapėrcyeshme nė rrugėn e Perandorisė Otomane drejt Evropės, njė letėr kėrcėnuese, pasi qė mė parė e kishte mposhtur ushtrinė hungareze nė Varna, nė vitin 1445, Skėnderbeu, si lider madhėshtor dhe njeri i Zotit qė ishte, me vizion dhe besim tė patundur nė lirinė e popullit tė tij dhe tė gjithė Evropės, ia kthen Sulltanit dhėmb pėr dhėmb: Mbaje gjuhėn dhe kėrcėnimet plot helm, e mos na fol pėr fatkeqėsinė qė pėsuan hungarezėt, Sulltan. Tė gjithė e kanė tė shkruar fatin e tyre ... dhe kėshtu me durim e besim tė palėkundur, ky fat do tė pėrmbushet nė pėrputhje me atė qė na ka shkruar Zoti. Ndėrkohė, u njoftojmė se pėr drejtimin e punėve tona, armikut as i kėrkojmė kėshilla as paqe dhe me ndihmėn e Zotit do tė korrim fitore!

Sot, udhėheqėsit shqiptarė, veēanėrisht ata tė Kosovės, qė po kėrkojnė pavarėsinė e plotė nga Serbia, do tė bėnin mirė qė tė qėndronin tė vendosur ashtu siē qėndroi Skėnderbeu, i paepur nė mbrojtje tė vizionit qė kishte pėr lirinė e popullit tė tij. Ai nuk i la shteg hapur asnjė kompromisi me armiqtė e tij dhe tregoi vendosmėri tė pafund pėr tė triumfuar qoftė edhe pėrballė njė kundėrshtari aq tė frikshėm, siē ishte Perandoria Otomane. Ai e bėri kėtė jo vetėm duke u mbėshtetur nė shkathtėsitė e tij prej lideri tė madh kombėtar dhe strategu ushtarak, por e bėri duke u mbėshtetur edhe nė besimin qė kishte nė providencėn e Perėndisė. Sot, ne tė gjithė sa jemi, mund tė mėsojmė shumė nga shembulli madhėshtor i Skėnderbeut pėr zgjidhjen e ēėshtjes tonė kombėtare. Skėnderbeu e tregoi sėrish besimin e tij tė madh nė Zot dhe besnikėrinė e thellė ndaj miqve, pas vdekjes sė mikut tė tij tė madh Alfonsit, mbret i Napolit nė Sicili, nė vitin 1460. Italia u zhyt nė gjakderdhje dhe rebelim, dhe Ferdinandi i Parė, i biri i Alfonsit dhe pasardhės i tij, u sulmua sėrish nga francezėt. Duke ndjerė obligim tė thellė moral pėr tė shpaguar miqtė dhe aleatėt e tij nė bregun tjetėr tė Adriatikut, nė verė tė vitit 1461, Skėnderbeu u vu nė krye tė njė ushtrie elite prej dy mijė kalorėsish dhe mė tė arritur atje shumė shpejt e ktheu rrjedhėn e ngjarjeve kundėr francezėve dhe kolaboracionistėve tė tyre, nė betejėn e njohur tė Apulias. Tek e lexon thirrjen qė Skėnderbeu u drejtonte ushtarėve tė tij para se tė fillonte kjo betejė nė Apulia, njeriut i kujtohet thirrja qė Xhorxh Uashingtoni ua bėnte trupave tė tij para depėrtimit nė Luginėn e betejės. “Ka ardhur ora jonė, ushtarėt e mi trima ... Tani qė kemi kapėrcyer detin e jemi larg shtėpive dhe vendit tonė ... Jemi nė mesin e tė huajve dhe nė qoftė se kundėr armiqve qė kemi pėrballė nuk shėnojmė njė fitore qė tė mbahet mend, kemi pak tė ngjarė se do t’u kthehemi tė gjallė shtėpive tona. Por burrat e mi trima dėshmojeni guximin tuaj: Ta quajmė se ky ėshtė vullneti i Perėndisė qė ne duhet ta mbrojmė selinė e Kishės. Dhe mos dyshoni kurrė si Ai do tė na dėrgojė nga qielli njė fitore tė lehtė e tė shpejtė ... dhe atėherė do tė kthehemi nė vendin tonė si fitimtarė gėzimplotė. Pasi tė ketė mėsuar pėr madhėshtinė e Skėnderbeut, njeriu s’mund tė rrijė pa parashtruar pyetjen: Pėrse ky trim nuk njihet edhe sot siē njihej dikur. Unė besoj se historia e Gjergj Kastriotit ndėrlidhet fund e maje me historinė e popullit shqiptar. Kombi shqiptar ra nėn sundimin e Perandorisė Otomane pėr 425 vjet rresht. Kur i kėputi prangat e robėrisė nė vitin 1912, u nda padrejtėsisht nė atė mėnyrė qė sot, brenda kufijve tė Shqipėrisė jeton vetėm gjysma e shtatė milionė shqiptarėve qė jetojnė nė Ballkan, ndėrkohė qė gjysma tjetėr vazhdon tė jetojė nė pesė juridiksione tė tjera nė kufijtė e saj.

Shteti i Jugosllavisė qe krijuar pas Luftės sė Parė Botėrore mbi kurrizin e shqiptarėve dhe mbi tokat e tyre. Pastaj popullin shqiptar e pėrpiu e zeza tjetėr, komunizmi, kėsaj radhe duke i kredhur ata edhe mė tej nė njė “vrimė tė zezė“ ekonomike dhe politike, vrimė qė shtrihej nga Beogradi nė Tiranė, pėr pesėdhjetė vjet me radhė, pas Luftės sė Dytė botėrore. Fakti se si shqiptarėt ia dolėn t’i ruanin tė gjalla gjuhėn, historinė dhe shpresėn e tyre gjatė gjashtėqind vjetėve tė fundit tė okupimit dhe rezistencės sė tyre tė pandėrprerė, ėshtė njė mrekulli e rrallė. Mrekulli nė vete ėshtė po ashtu edhe e vėrteta se me gjithė stresin kombėtar dhe sakrificėn e pafund personale shqiptarėt nuk e harruan edhe heroin e tyre, Skėnderbeun. Ai nuk u harrua dhe falė kėsaj madhėshtie dhe besės (Besa buron nga kodi i lashtė moral i popullit shqiptar) sė popullit shqiptar, sot shqiptarėt janė tė lirė nė Shqipėri dhe nė Kosovė dhe bijtė e bijat e Skėnderbeut vazhdojnė ta adhurojnė atė si heroin dhe ēlirimtarin e tyre kombėtar dhe pėr ēdo ditė po ngrenė pėrmendore tė reja pėr tė kaluarėn dhe lavdinė e tij tė pėrjetshme, kėsaj radhe, veē tė tjerash, duke paraqitur njė rezolutė para Kongresit Amerikan (H.Res. 522), nė kryeqytetin e superfuqisė sė vetme tė botės, nė Uashington, DC.

Shėnim i autorit
Beteja e Apulias nė pjesėn jugore tė Gadishullit italiak, afėr Napolit, ėshtė me rėndėsi tė posaēme pėr mua dhe familjen time. Nė vitin e largėt 1461, pasi qė Skėnderbeu dhe kalorėsia e tij elite e shpėtuan Mbretėrinė e Napolit nga pushtimi francez, siguria e mėtejme e Mbretėrisė u mundėsua kur Gjergj Kastrioti vendosi tė linte atje dy mijė kalorės, ndėrsa ai vet u kthye nė Shqipėri pėr ta vazhduar mbrojtjen e tokave dhe popullit tė tij shqiptar nga pushtimi otoman. Nė pėrpjekje pėr ta nxitur dhe falėnderuar Skėnderbeun pėr tė dhėnė pėlqimin pėr atė qė duhet tė ketė qenė, vėrtetė, vendim i vėshtirė, mbreti i Napolit u dhuroi ushtarėve shqiptarė njė territor prej rreth 40 milash nė lindje tė Napolit, duke pėrfshirė edhe katundin kodrinor tė quajtur Greci.

Greci ishte krijuar nga fermerėt dhe tregtarėt grekė rreth vitit 535 pas vdekjes sė Krishtit dhe mė pas ishte shuar, pasi qė shumica e grekėve e kishin braktisur atė rajon tė cilin e kishin kontrolluar nė fillim tė mileniumit tė parė. Shqiptarėt e mbetur atje nė mbrojtje tė Napolit e kishin emėruar kėtė fshat me emrin “Katundi”, emėr ky tė cilin banorėt shqiptarė atje vazhdojnė ta pėrdorin edhe sot, ani se italianėt edhe sot e kėsaj dite e thėrrasin, Greci. Babai im i ndjerė, Joseph, Sr. kishte emigruar nė Amerikė nga Katundi nė vitin 1929 kur ishte 50 vjeē. Familja dhe ai vetė e kanė prejardhjen prej njėrit nga 2000 ushtarėt e Skėnderbeut dhe ky fakt na pėrkujton se fara e Skėnderbeut po vazhdon tė pėrhapet ende pėrtej detesh e oqeanesh nėpėr botė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LIS@NET :: Historia shqipetare-
Kėrce tek: