LIS@NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIS@NET

MIre se vini ne Forumin LIS@NET
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jahmir Hyka: Ndaj Holandės do zė vendin e Skelės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
lisanet




Numri i postimeve : 7
Registration date : 31/03/2007

Jahmir Hyka: Ndaj Holandės do zė vendin e Skelės Empty
MesazhTitulli: Jahmir Hyka: Ndaj Holandės do zė vendin e Skelės   Jahmir Hyka: Ndaj Holandės do zė vendin e Skelės Icon_minitimeTue Jul 24, 2007 4:17 pm

Jahmir Hyka: Ndaj Holandės do zė vendin e Skelės 1095576740
Blerja mė e re e Tiranės, talenti 19-vjeēar qė konsiderohet e ardhmja e mesfushės sė kombėtares shqiptare, Jahmir Hyka, nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “SOT”, rrėfen arsyet qė e Blerja mė e re e Tiranės, talenti 19-vjeēar qė konsiderohet e ardhmja e mesfushės sė kombėtares shqiptare, Jahmir Hyka, nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “SOT”, rrėfen arsyet qė e sollėn nė Tiranė si edhe synimet qė ai ka pėr kėtė sezon. Fantazisti ėshtė huazuar pėr njė sezon nga bardheblutė dhe synon qė tė luajė sa mė shumė, duke mos e fshehur dėshirėn qė tė zėrė edhe vend nė formacionin bazė. Hyka tregon pėr muajt qė qėndroi nė Greqi dhe mbresat qė kaloi me lojtarė tė klasit botėror si Rivaldo apo Xhorxheviē.Futbollisti 19-vjeēar qė ėshtė krahasuar edhe me Leo Messin, flet edhe pėr kombėtaren shqiptare, marrėdhėniet me Bariē dhe shpalos hapur synimin e tij qė tė jetė nė vend tė Skelės nė ndeshjen e rėndėsishme tė 12 shtatorit kundėr Holandės. Gjithashtu, Hyka jep mendimin e tij edhe pėr ecurinė e kuqezinjve nė kėtė edicion eliminatoresh si edhe i pėlqen rinovimi i pėrfaqėsueses qė ėshtė duke u bėrė nga trajneri Oto Bariē.

-Sapo keni nėnshkruar pėr njė sezon me skuadrėn kampione tė Shqipėrisė, me Tiranėn. Si ndiheni?
-Ndihem shumė mirė dhe jam shumė i gėzuar qė arrita kėtė marrėveshje qė mė duket se ėshtė zgjedhja e duhur. Synimi im kryesor ėshtė qė tė luaj sa mė shumė dhe pikėrisht kjo ishte edhe arsyeja qė vendosa tė nėnshkruaj pėr njė sezon me ekipin bardheblu. Besoj se Tirana do tė ma japė kėtė mundėsi qė gjatė kėtij sezoni tė luaj sa mė shumė dhe tė synoj gjithashtu njė vend titullari.

-Keni 4 ditė qė stėrviteni me kampionėt e Superligės. Si ju kanė pritur lojtarėt dhe trajneri te skuadra e Tiranės?
-Mė kanė pritur shumė mirė dhe ashtu siē e thashė unė ndihem OK te klubi bardheblu. Mund tė them se shumicėn e lojtarėve qė janė pjesė e skuadrės sė Tiranės i njoh. Gjithashtu, gjatė seancave stėrvitore jam ndjerė mirė dhe kam parė qė ka njė harmoni midis grupit, e cila ėshtė e njėjtė edhe ndaj meje. Edhe pėrsa i pėrket raportit me trajnerin Sulejman Starova mund tė them se gjithēka ka shkuar mirė.

-A mendoni se mund tė krijohet xhelozi te lojtarėt e formacionit tė bardhebluve pėr ardhjen tuaj, e cila mund tė shkaktojė ndonjė qejfmbetje, nisur edhe nga fakti qė mesfusha e Tiranės ėshtė “full”?
-Nuk besoj se do tė krijohen xhelozira. Unė i njoh shumicėn e lojtarėve dhe me disa prej tyre jam edhe nė kombėtare. Ja kam kaluar dhe kaloj shumė mirė, dhe nuk besoj se ata do tė ndiejnė xhelozi ndaj meje.

-Jeni tashmė nė brendėsi tė skuadrės bardheblu. Njė ditė pėrpara sfidės sė kthimit kundėr Domzhales nė Ligėn e Kampioneve, a mendoni se ka mundėsi qė kampionėt ta kalojnė turin?
-Gjatė kėtyre ditėve qė jam duke u stėrvitur te Tirana, shikoj qė ka njė optimizėm tė madh te i gjithė grupi pėr ta fituar ndeshjen e sė mėrkurės dhe tė arrihet kualifikimi. Shpresoj se skuadra do ta arrijė synimin qė tė kalojė nė turin e dytė dhe tė ma japin edhe mua mundėsinė qė tė lauj nė kėtė tur.

-Njė kalim te Tirana mund tė “irritojė” tifozėt e Dinamos, skuadrės tek e cila jeni rritur si futbollist. Prisni ndonjė reagim?
-Reagime mund tė ketė dhe kėtė nuk e vė nė dyshim. Ėshtė e vėrtetė qė unė jam rritur te Dinamo dhe ndjej diēka pėr atė klub, por tashmė duhet tė mendoj pėr veten time dhe pėr karrierėn futbollistike. Te blutė kam qenė, por nuk ma dhanė mundėsinė, shpresoj qė tė kėtė ta arrij te bardheblutė.

-Cilat janė synimet tuaja te kampionėt e Shqipėrisė pėr sezonin e ardhshėm?
-Shpresoj qė tė luaj sa mė shumė dhe tė shėnoj gola. Gjithashtu, tė fitojmė edhe titullin kampion.

-Kush ja u ka mundėsuar kalimin te Tirana?
-Pėrfaqėsuesi im te Olimpiku i Tiranės qė ka binjakėzim me Olimpiakosin nė Greqi hyri nė bisedime me kampionėt dhe ramė dakord qė tė luaja pėr njė sezon me bardheblutė.

-Keni kaluar njė gjysėm sezoni nė Greqi me skuadrėn e Olimpiakosit, por qė nuk arritėt tė luanit. Si u ndietė nė kėtė periudhė kohore teksa zhvillonit vetėm stėrvitje intensive?
-Mund tė them se jam ndjerė shumė mirė dhe kam mėsuar shumė gjėra. Jam stėrvitur me lojtarė tė klasit botėror si Rivaldo, Xhorxheviē, apo shumė tė tjerė duke mėsuar nga klasi i tyre. Jam kam kaluar shumė mirė gjatė kėsaj periudhe dhe shpresoj qė tė shkoj pėrsėri atje vitin tjetėr.

-Dhe tė synosh formacionin te Olimpiakosi...
-Shpresoj shumė qė tė ndodhė njė gjė e tillė dhe kėtė ja le nė dorė zotit. Besoj se do tė mė ndihmojė qė tė luajė nė kėtė ekip tė madh nė Greqi, i cili ka edhe njė emėr tė mirė nė Europė.

-Duke qenė se qėndronit nė njė vend qė njihet tashmė pėr racizmin e theksuar ndaj shqiptarėve, a jeni hasur ndonjėherė me kėtė fenomen gjatė periudhės sė qėndrimit nė Greqi? Dhe nėse po, mendoni se largimi tuaj pėr te Tirana ėshtė ndikuar nė njė farė mase nga kjo ēėshtje?-Nuk jam hasur asnjėherė me kėtė fenomen gjatė periudhės qė qėndrova nė shtetin fqinj. Mund tė them se me mua janė sjellė shumė mirė.

-Gjatė periudhės sė qėndrimit tuaj nė shtetin fqinj, a keni pasur kontakte me legjionarėt e shumtė qė aktivizohen nė Greqi?
-Nuk kam pasur shumė kontakte, pėr vetė faktin qė unė qėndroja nė Athinė, ndėrsa ata luanin jashtė kryeqytetit grek. Gjithsesėi, e kam gjetur mundėsinė dhe kam kontaktuar me disa prej tyre.

-Kalojmė paksa te kombėtarja shqiptare. Pėlqeheni shumė nga trajneri kuqezi Oto Bariē, si edhe jeni cilėsuar nga specialistė futbolli si e ardhmja e mesfushės sė pėrfaqėsueses...
-Jam nė dijeni tė faktit se trajneri i kombėtares Oto Bariē mė ka shumė qejf ose ka simpati pėr mua. Besoj se nė ndeshjen mė tė afėrt tė kuqezinjve, qė ėshtė miqėsorja kundėr Maltės mė 22 gusht, trajneri kroat do tė mė thėrrasė nė kombėtare dhe do tė mė aktivizojė nė lojė. Kjo do tė mė shėrbente shumė edhe mua qė ta tregoj veten se kush jam. Pėr tė menduar mė pas edhe ndeshjen e 12 shtatorit kundėr Holandės, teksa shpresoj se do tė mė marrė nė skuadėr dhe pse jo tė aktivizohem nė kėtė takim tė rėndėsishėm.

-Sa janė shpresat tuaja pėr tu thirrur nė kėtė ndeshje?-Mund tė them se kam shumė shpresė pėr ndeshjen kundėr Holandės, dhe kėtė e mbėshtes nė faktin qė nė takimin kundėr “tulipanėve” do tė mungojė mesfushori Ervin Skela. Gjithashtu, besoj edhe nė mbėshtetjen e zotit, tek i cili besoj shumė.

-Nuk duhet harruar edhe fakti qė nė kėtė periudhė janė edhe ndeshjet e tjera eliminatore tė kombėtares sė Shpresave...
-Unė tani jam duke punuar dhe duke u stėrvitur seriozisht pėr ndeshjen miqėsore kundėr Maltės. Se ē'farė do tė ndodhė mė pas dhe se si do tė mendojė Bariē, a do tė mė thėrrasė nė takimin me Holandėn, apo do tė mė lerė me Shpresat, kjo nuk ka rėndėsi, kryesorja ėshtė qė unė tė luaj. Megjithatė, nuk e fsheh asnjėherė dėshirėn qė tė jem nė fushė kundėr “tulipanėve”.

-Tashmė mund tė konsideroheni pa pikė dyshimi pjesė e kuqezinjve, duke qenė se jeni aktivizuar nė dy takime miqėsore dhe tashmė shpresoni qė tė debutoni nė ndeshje zyrtare. Si pjestar i kėtij grupi, si e shihni ecurinė e pėrfaqėsueses sonė nė kėtė edicion eliminatoresh duke kuajtur qė ndodhemi nė vendin e katėrt tė Grupit G?-Ėshtė njė edicion i mirė pėr kombėtaren. Nė dy ndeshjet e fundit kundėr Luksemburgut skuadra ka zhvilluar lojėra shumė tė mira duke arritur edhe dy fitore. Tė gjithė lojtarėt dhanė maksimumin e tyre nė kėto takime duke shpėrblyer nė tė njėjtėn kohė edhe besimin e trajnerit Oto Bariē. Gjithashtu, kėto ndeshje ndikuan nė renditjen nė vendin e katėrt nė grupin G si edhe nė renditjen e FIFA-s. Tashmė, nuk ngelet gjė tjetėr veēse tė vazhdojmė me kėtė ritėm tė lartė edhe nė takimet e tjera qė na presin duke nisur qė nga sfida e 12 shtatorit kundėr Holandės, e cila do tė luhet nė vendin tonė.

-Ju jeni pjesė e elementėve tė rinj qė trajneri Bariē ka futur nė ekipin pėrfaqėsues duke arritur tė realizojė nė njė farė mase rinovimin e shumėpėrfolur tė kombėtares, dhe duhet thėnė se ėshtė realizuar mirė, teksa rezultatet nuk kanė munguar. Si e shihni kėtė rinovim dhe largimin e disa “veteranėve”?
-Mund tė them se mua mė pėlqen diēka te trajneri Oto Bariē dhe pėkėrisht ky fakt, qė ėshtė mundur tė fusė nė skuadėr sa mė shumė elementė tė rinj duke i aktivizuar. Pėrsa i pėrket tė larguarve, them qė atė e di vetė Bariē. Ata kanė qenė futbollistė qė kanė dhėnė shumė pėr kombėtaren, por qė trajneri ashtu ka menduar dhe ashtu ka vepruar, duhet tė pajtohemi me veprimin e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jahmir Hyka: Ndaj Holandės do zė vendin e Skelės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LIS@NET :: Sporti dhe sportdashėsit-
Kėrce tek: