LIS@NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIS@NET

MIre se vini ne Forumin LIS@NET
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa kuptime tė gabuara tė njerėzve rreth burrėrisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 44
Registration date : 16/03/2007

Disa kuptime tė gabuara tė njerėzve rreth burrėrisė Empty
MesazhTitulli: Disa kuptime tė gabuara tė njerėzve rreth burrėrisė   Disa kuptime tė gabuara tė njerėzve rreth burrėrisė Icon_minitimeSat Aug 15, 2009 5:05 pm

Njerėzit gjithmonė nxitojnė nė realizimin e burrėrisė dhe lavdėrimin me tė si dhe nuk kanė dėshirė tė qortohen me atė se nuk kanė burrėri dhe me humbjen e saj. Pėr kėtė i sheh ata tė cilėt nuk plotėsohet impulsi i burrėrisė sė tyre mundohen qė tė gjejnė metoda tė tjera pėr ta ngritur atė mangėsi dhe ta mbushin atė zbrazėti qė kanė duke pėrdorur kėto forma:

Dėshmimi i vetvetes

Shumė prej tė rinjve bėjnė pjesė nė kėtė. Qėndron nė mendimin e tij, ngre kokėn e tij dhe mendon se ėshtė njė gjė e kėrkuar qė ta kundėrshtojė mėsuesinė tij nė shkollė apo prindin e tij nė shtėpi. Gjuha e tij gjithmonė pėrsėrit fjalėt: A nuk jam burrė? A nuk jam prej atyre qė tė zgjedh vet atė qė mė bėn dobi? Si ka mundėsi qė e ardhmja ime tė jetė nė duart e tė tjerėve, a nuk mė takon mua qė tė pėrcaktoj tė ardhmen time? Shpeshherė atij i ndihmojnė nė kėtė edhe shokėt e tij dhe bashkėkohėsit e tij duke e shtyrė nė kėtė, duke ia forcuar mendimin atij dhe shpėtimin e tij nė kėtė formė.

Nganjėherė e ndihmojnė kokėfortėsinė e kėtij tė riu edhe injoranca e disa edukuesve nė kėtė mėnyrė.

Ky i ri nuk e di se Allahu i ka urdhėruar robėrit e Tij qė t’i shtrijnė krahėt e tyre tė mėshirės pėr prindėrit e tyre. Allahu thotė: “Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl’.” Isra, 24.Po ashtu ai nuk e ka dėgjuar fjalėn e tė Dėrguarit tė Allahut: “Shko dhe bėji ata tė qeshin, ashtu sikur i bėre tė qajnė.” Sikur ti kishte kuptuar kėto gjėra, me siguri ai do tė kishte njė gjendje tjetėr nga ajo qė ėshtė nė tė.

I riu i cili posedon burrėri nuk ka nevojė qė tė mundohet ta tregojė veten para tė tjerėve dhe nuk ka nevojė tė mundohet ta prodhoj atė. Nėse nuk dikton gjendja e tij pėr kėtė apo nuk dėshmojnė veprat e tij pėr burrėrinė e tij, mundimi i tij pėr prodhimin e burrėrisė dhe paraqitja para tė tjerėve se unė jam burrė, nuk tė shpie diku tjetėr pėrveēse nė dėshtim dhe nė humbje.

Ėshtė mė primare pėr tė qė ti bind ata qė janė pranė tij me burrėrinė e tij pėrmes qetėsimit tė tij dhe t’ju tregoj tė tjerėve se ai nuk ėshtė njė fėmijė, por ka aftėsi tani qė tė administroj mospajtimet me tė tjerėt dhe se ai ka mundėsi qė ta shpreh mendimin e tij para atyre qė janė mė tė mėdhenj se ai. Po ashtu ta paraqis veten se ai ėshtė i pjekur nė mendimin e tij dhe ka mundėsi t’i bind tė tjerėt nė atė qė flet.

Shtangmėria jo nė vendin e duhur

Shumė nga njerėzit mendojnė se qėndrimi nė fjalėn qė e thotė ėshtė prej shenjave tė burrėrisė. Dhe pėr kėtė e sheh ēdo fjalė qė e thotė e cilėson atė si fjalė tė njė burri dhe mendon se njerėzit do ta qortojnė, nėse ai kthehet nga fjala e vet qė e ka thėnė.

Nuk ka dyshim se prej burrėrisė sė vėrtetė ėshtė tė qėndrojė njeriu nė fjalėn e vėrtetė qė e ka thėnė dhe qė ėshtė kėrkuar me tė fytyra e Allahut dhe tė pėrgatitet pėr pagimin e ēmimit tė saj edhe nėse ėshtė i shtrenjtė dhe tė kundėrshtojė qė t’i kthehet fjalės mbrapa sado qė tė jetė ēmimi i saj.

Ėshtė prej burrėrisė qė njeriu tė qėndrojė nė premtimin e tij qė e ka dhėnė edhe nėse ai i kushton me njė ēmim tė lartė. Por, kur njeriu e thotė njė fjalė pastaj e di se realiteti ėshtė nė tė kundėrtėn e saj, ose thotė ndonjė fjalė qė nuk ka pas pėr qėllim fytyrėn e Allahut, ose i kujtohet diēka qė ka harruar, burrėri e vėrtetė, nė kėto raste, ėshtė qė tė kthehet nė realitetin. Ėshtė burrėri qė nė kėto raste tė thotė njeriu me njė trimėri kam gabuar dhe nuk e kam thėnė tė vėrtetėn. Ėshtė lehtė qė njeriu tė ngulisė kėmbė nė tė kotėn e tij apo nė fjalėn e tij, por trimėri ėshtė kur njeriu ngadhėnjen ndaj vetes sė tij, kur tėrhiqet nga qėndrimi i tij, pėr shkak tė realitetit, kur kthehet nga fjala e tij e kotė nė fjalėn e tij tė vėrtetė.

Ashpėrsia nė familje

Burrat kanė mė shumė pėrparėsi se gratė ashtu siē ka ardhur nė librin e Allahut. Burri ėshtė ai qė urdhėron dhe ndalon nė shtėpi. Ai ėshtė zotėria dhe ai qė duhet tė respektohet nė shtėpinė e tij dhe ky ėshtė njė ligj qė Allahu ka vendosur nė shtėpi pėr bashkėjetesėn e bashkėshortėsisė ku pa tė nuk mund tė jetė njė jetė e mirėfilltė nė mes tė ēiftit bashkėshortor. Ėshtė njė ligj qė mund ta kuptojnė vetėm tė menēurit, ndėrsa me kėtė ligj muslimanėt e adhurojnė Allahun.

Disa nga njerėzit e administrojnė shtėpinė e vet, sikur kur administrojnė ndonjė betejė jetojnė me disa iluzione dhe duke u bėrė i vrazhdė nė familje mendon se po e ruan burrėrinė e tij.

Shenjat e burrėrisė te kėta njerėz ėshtė qė tė thotė, jo pėr shkak se ka thėnė jo, apo tė refuzojnė qė tė studiohet edhe njė herė mendimi dhe qėndrimi i tij, tė cilin ai ka marrė. Nuk dėshiron qė tė hapė dyert e bisedimit apo tė dėgjojė mendimin e gruas sė tij, e cila ėshtė shoqėruesja nė jetėn e tij.

Shtėpitė nuk ndėrtohen pėrveē mbi njė qetėsim dhe njė rehati. Nuk ndėrtohen muret e saj pėrveēse me mėshirė dhe simpati. Pėr kėtė Allahu na ka begatuar me kėtė begati tė madhe. Allahu thotė: “Dhe nga faktet (e madhėrisė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė. Rrum, 21.

Ata tė cilėt mundohen ta paraqesin burrėrinė e tyre nėpėr shtėpitė e tyre nė kėtė mėnyrė, janė ata tė cilėt kanė humbur mėshirėn e tyre dhe dashurinė e tyre.

Ku janė kėta njerėz prej atij (tė Dėrguarit tė Allahut) tė cilit Allahu i dha burrėrinė e vėrtetė dhe e pėrsosi atė.

Xhabiri tregon dhe thotė: “Ishte i dėrguari i Allahut burrė i lehtė dhe ēdo herė qė ndonjė grua e tij dėshironte diēka, ia plotėsonte dėshirėn. Kur e pyeti tė Dėrguarin e Allahut se kush ėshtė njeriu qė e do mė sė shumti. Tha: ‘Aishja.’ Ky ėshtė i Dėrguari i Allahut, i cili i jep asaj vendin e saj edhe nė lloj dhe nė dėfrim. Thotė Aishja: “Pasha Allahun, kam pa tė Dėrguarin e Allahut qėndronte nė derė tė dhomės sime dhe fėmijėt luanin nė xhaminė e Pejgamberit, kurse ai mė fshehte mua me teshėn e tij, gjersa t’i shikoj edhe un ata. Kėtė e bėnte pėr mua dhe nuk largohej, gjersa unė largohesha. Kini kujdes, dijani vlerėn robėreshės nė moshė tė re pėr kujdesin dhe dėshirėn qė ka pėr lojra.” Mutefekun alejhi.

Butėsia dhe dashuria e tij ndaj gruas sė tij nuk kishte mundėsi ta mund atė dhe tė pajtojė me gruan e tij nė diēka qė e hidhėron Allahun. Kėnaqėsia e Allahut ėshtė mė primare se kėnaqėsia e krijesave dhe respektimi i Allahut ka mė shumė rėndėsi qė mbi tė tė ndėrtohen shtėpitė e muslimanve. Ja se si tregon Aishja, gruaja e tė Dėrguarit tė Allahut se si ka reaguar i Dėrguari i Allahut kur pa njė gjė tė keqe. Aishja thotė: “Hyri tek unė i Dėrguari i Allahut, nga pakujdesia kisha bėrė njė perde ku nė tė kishte figura. Kur e pa e shkoqi perden dhe ndryshoi fytyra e tij dhe tha: ‘Oj Aishe, njerėzit mė sė shumti qė do tė dėnohen Ditėn e Gjykimit janė ata tė cilėt pėrngjasojnė krijesat e Allahut.’ Atėherė e premė atė dhe bėmė prej saj njė jastėk apo dy.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lisanet.1talk.net
 
Disa kuptime tė gabuara tė njerėzve rreth burrėrisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LIS@NET :: Tema tė ndryshme-
Kėrce tek: