LIS@NET

MIre se vini ne Forumin LIS@NET
 
ForumPortalliGalleryKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 ĖNDRRAT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 44
Registration date : 16/03/2007

ĖNDRRAT Empty
MesazhTitulli: ĖNDRRAT   ĖNDRRAT Icon_minitimeSat Aug 15, 2009 5:07 pm

Rregullat dhe bazat pėr komentimin e ėndrrave tė pėrmbledhura nga fjalėt e dijetarėve dhe nga libra tė ndryshėm


Rreth kėsaj teme kanė folur shumė njerėz me dije apo pa dije. Kėtu do tė shpjegojmė disa rregulla, dispozita qė kanė tė bėjnė me ėndėrrat. Tė gjithė ata qė nuk i pėrkasin pasuesve tė sunetit dhe xhematit, kanė pasur kuptime dhe interpretime tė ndryshme pėr to. Ėndrra ėshtė njė lloj kuptimi pėr diēka e cila mund tė jetė ose prej engjėllit ose prej shejtanit.


Ato janė disa pamje qė shfaqen tek personi qė ėshtė nė gjumė, munden qė tė jenė foto tė qarta ose simbole tė ndonjė kuptimi. Gjithashtu, njė lloj tjetėr qė njeriu i shikon nė ėndėrr janė ēėshtjet qė e shqetėsojnė atė gjatė ditės.

Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:

“Ėndrrat ndahen nė tri lloje: ėndėrr prej Allahut, ėndėrr si rezultat i shqetėsimit gjatė ditė dhe ėndėrr prej shejtanit, i cili tenton ta brengos njeriun me to.”

Ėndrrat mund tė jenė tė vėrteta ose mund tė jenė simbole me kuptime tė caktuara. Llojin e parė e dėrgon Allahu i Madhėruar pėrmes engjėllit. Lloji i dytė ėshtė ėndėrr prej shejtanit. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė njė hadith ka thėnė:

“Kush shikon ndonjė ėndėrr tė mirė, e cila e gėzon le tė falenderojė Allahun, sepse ajo ėshtė prej Allahut, dėrguar pėrmes enjgjėllit; ndėrsa kush shikon ndonjė ėndėrr, e cila e trishton, le tė kėrkojė mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse kjo ėshtė prej tij.”

Ėndrrat prej Allahut quhet ndryshe edhe pėrgėzuese. Ėshtė transmetuar nė njė hadith se njė sahab e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Fjalėn e Allahut: “Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut nuk kanė frikė e as kurrfarė brengosje? (Ata janė ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur. Atyre u jepen myzhde nė jetėn e dynjasė dhe nė jetėn tjetėr . Premtimet e Allahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, ai ėshtė suksesi i madh." se cilat janė ato pėrgėzime? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgjigj se ato pėrgėzime janė: “Ėndėrrat e mira qė i shikon besimtari.”

Nė hadithin e vėrtetė tė transmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

“Ka shkuar pejgamberllėku, por kanė mbetur pėrgėzimet.”

Ėshtė pyetur se cilat janė pėrgėzimet? Ka thėnė: “Ėndrrat e mira.”

Ky hadith tregon se ėndėrra ėshtė njė pjesė e shpalljes. Ekziston edhe njė hadith tjetėr ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

“Ėndrra e mirė ėshtė njė pjesė nga 46 pjesė tė shpalljes.”

Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se fillimi i shpalljes ka filluar me ėndėrr dhe nė realitet vetėm se ka ndodhur ashtu siē e ka parė. Ky ėshtė njė lloj frymėzimi qė Allahu e lėshon te disa robėr tė cilėt i do. Pra ėndėrra e mirė ėshtė njė pjesė e shpalljes dhe ėshtė shpresė pėrgėzuese.

Janė tė pėrmendura nė hadithe disa herė si ėndrra tė mira e disa herė si ėndėrra tė sinqerta. Disa dijetarė kanė thėnė se kėto janė tė njėjta e disa tė tjerė kanė bėrė dallime kur kanė thėnė se ėndrra e vėrtetė ėshtė ajo qė ndodh ashtu si e ka parė ėndėrruesi nė gjumė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka parė ėndrra tė vėrteta, sepse kanė qenė shpallje prej Allahut. Transmetohet nga Aishja, e cila thotė se Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fillimi i shpalljes i ka filluar me ėndrra tė vėrteta dhe nuk ka parė ėndėrr tė vėrtetė vetėm se ajo ka ndodhur nė realitet ashtu si e ka parė. Kjo lloj ėndrre nuk ka nevojė pėr komentim, sepse kjo ndodh ashtu si e shikon ėndėrruesi. Kjo gjė ndodh edhe tek disa njerėz tė tjerė, tė cilėt Allahu i Madhėruar dėshiron qė t’ju tregojė disa gjėra para se tė ndodhin. Pėr ta vėrtetuar kėtė ju mundėson qė disa njerėz ta shohin ėndrrėn e njėjtė.

Ėshtė transmetuar nė njė hadith tė vėrtetė se njė grup prej sahabėve kanė parė nė ėndėrr se nata e kadrit do tė ndodhė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit, pastaj kanė shkuar te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i kanė treguar pėr ėndrrat qė i kishin pare. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu ka thėnė se ėndrrat tuaja po pėrputhen dhe ka porositur qė natėn e kadrit ta kėrkojnė nė shtatė netėt e fundit tė Ramazanit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://lisanet.1talk.net
 
ĖNDRRAT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LIS@NET :: Tema tė ndryshme-
Kėrce tek: