LIS@NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIS@NET

MIre se vini ne Forumin LIS@NET
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 NJĖ PARTNER I RI NĖ JETĖN E MAMIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 44
Registration date : 16/03/2007

NJĖ PARTNER I RI NĖ JETĖN E MAMIT Empty
MesazhTitulli: NJĖ PARTNER I RI NĖ JETĖN E MAMIT   NJĖ PARTNER I RI NĖ JETĖN E MAMIT Icon_minitimeSat Mar 17, 2007 9:37 am

Jo tė gjitha martesat funksionojnė: pas njė divorci prindėrit mund t’i pėrkushtohen tėrėsisht rritjes sė fėmijės duke pėrjashtuar mundėsinė e njė lidhjeje tė re, tė tjerė mund tė kėrkojnė pėr njė partner i cili mund tė hyjė nė jetėn e tyre dhe nė atė tė fėmijės. Sigurisht, mbyllja e njė raporti dhe fillimi i njė tjetri nuk ėshtė i lehtė sidomos nė rastin kur nga martesa e mėparshme ka lindur edhe njė fėmijė.NJĖ PARTNER I RI NĖ JETĖN E MAMIT Mami
Dyshimet e nėnės: fillimi ose jo i njė lidhjeje tė re
Shumė nėna tė reja nė prag tė njė lidhjeje pėrjetojnė krahas ndjesive pozitive tė shkaktuara nga lidhja e re edhe shumė dyshime tė cilat shpesh herė i pengojnė tė jetojnė me intensitet tė plotė fillimet e marrėdhėnies. Disa prej tyre mendojnė se futja e njė partneri tė ri nė jetėn e tyre pėrbėn njė traumė pėr fėmijėn. Edlira, 30 vjeē e divorcuar qė prej njė viti thotė se ka frikė tė prezantojė djalin e saj 5 vjeēar me partnerin e saj tė ri. Im bir do tė pėrjetojė traumė nga kjo lidhje. E di qė ai ėshtė shumė i lidhur me tė jatin. Shpesh herė mė kėrkon qė ai tė kthehet me ne. Pėrdor njė qind genjeshtra tek miqtė e tij pėr tė fshehur faktin se ne jemi tė divorcuar.

Problemi nė rastin e Edlirės ėshtė pak mė e komplikuar, madje mund tė thuhet se ėshtė njė problem i dyfishtė. Fėmija ende nuk ka pranuar ndarjen e prindėrve; nė mendjen e tij babi ėshtė pėrsėri pjesė e familjes. Nė kėto kushte ka shumė mundėsi qė partnerin e ri tė mamit ta shoh si rival tė babit dhe tė reagojė negativisht ndaj tij. Divorci, pranohet me vėshtirėsi nga ana e fėmijėve dhe shpresat e tyre pėr njė rikthim nė kohėt kur mami dhe babi ishin bashkė janė tė mėdha. Tė dy prindėrit duhet tė ndihmojnė fėmijėn pėr tė qenė sa mė realist dhe pėr tė pranuar divorcin. Ēfarė mund tė thuhet nė rastin e Edlirės? Prezantimi me partnerin e ri mund tė pėrjetohet shumė keq nga fėmijė, mund tė jetė siē thotė edhe ajo vetė njė traumė. Hapi i parė nė marrėdhėnien e saj me fėmijėn pėrsa i pėrket divorcit ėshtė bindja e fėmijės se mami dhe babi nuk mund tė jenė mė sė bashku dhe se ata mund tė kenė partnerė tė rinj. Tė dy ata kanė tė drejtė pė tė patur njė lidhje tė re, gjė kjo qė nuk duhet tė kėrcėnohet nga prania e fėmijės. Gjithashtu fėmija duhet tė sigurohet qė nevojat dhe dėshirat e tij do tė plotėsohen pavarėsisht nga partneri i ri. Shpesh fėmijėt mendojnė se gjėrat do tė ndryshojnė pėr keq, se mami nuk do tė kujdeset si mė parė. Ani, 9 vjeē thotė se jeta e tij ka ndryshuar pas lidhjes sė re tė mamit, ajo gati e ka harruar: Ajo kthehet vonė nė shtėpi. Gjithė pasditen unė rri nga gjyshja. Nuk dal mė si mė parė me mamin nga lodrat. Kur i them tė dalim bashkė ajo thotė se nuk ka kohė, por nuk mė thotė tė vėrtetėn. Ajo rri mė shumė me njė shokun e saj qė unė e kam shumė inat.
Takimi i parė i fėmijės me partnerin tuaj tė ri
Nuk mund tė ketė njė pėrgjigje fikse pėr kėtė. Koha e prezantimit varet nga mėnyra sesi fėmija e ka pėrjetuar ndarjen e prindėrve. Ai duhet tė bindet se mami dhe babi megjithėse nuk janė mė burrė e grua pėrsėri mbeten prindėrit e tij. Sigurisht, qė ky mendim tė krijohet nė kokėn e tij duhet kohė: gjėrat nuk mund tė ndryshojnė menjėherė sidomos pėr shkak tė ndjenjės sė pasigurisė qė krijohet tek fėmija pas ndarjes sė prindėrve: kush do tė mė dojė mua tani? Prindėrit pėrbėjnė njė binom i cili pėr fėmijėn ėshtė shumė i vėshtirė tė ndahet.
Sofia, e sapo divorcuar thotė se vajza 6 vjeēare reagoi shumė keq kur, ndryshe nga zakonisht nė shėtitjen e pasdites ajo ftoi tė dashurin e saj. Iime bijė ėshtė e vėmendshme ndaj ēdo mashkulli me tė cilin unė shoqėrohem dhe bėhet shumė xheleze. Atė ditė qėllimisht derdhi akulloren nė fustan qė ne tė largoheshim sa mė shpejt dhe nuk u pėrgjigj asnjė pyetjeje tė shokut tim. Kur e pyeta nė shtėpi, pėrse ishte sjellė ashtu u pėrgjigj: Prandaj e paske ndarė babin ti! Dhe vertetė jam ndjerė shumė keq, por besoja vertėtė se do ta kishte mė te lehtė tė harronte tė jatin nėse unė kam njė shok tė ri.
Sofia nuk duhet tė mendojė se partneri i saj mund tė zėvendėsoj babin. Nėnat e reja shpesh herė mund tė bėjnė njė ngatėrim rolesh. Ato mendojnė se partneri i i ri mund tė jetė edhe zėvendėsuesi i babait tė fėmijės. Edhe fėmija nė disa raste mund tė barazojė praninė e njė mashkulli tė ri me elemininim tė babait nga jeta e tij. Fėmija duhet tė sigurohet se figura e babait nuk mund tė zihet nga askush dhe se ai do te vazhdojė tė takohet pėrsėri me tė.
Gjithēka duhet tė bėhet nė kohėn e duhur: nuk mund tė ketė receta tė gatshme pėr tė kėtė gjė: njė vit apo dy vjet pas divorcit: ēdo histori ka specifikat e saj dhe niveli i ndjeshmėrisė dhe adaptimit tė fėmijėve ėshtė i ndryshėm. Nėna e njeh mirė fėmijėn e saj. Mund tė parshikojė reagimet e tij. Mund tė flasė me tė pėr tė kuptuar nėse ai ėshtė gati pėr tė pranuar njė person tjetėr nė jetėn e mamit dhe tė vetėn.
Vendi i takimit tė parė
Prezantimi duhet tė jetė sa mė gradual dhe jo zyrtar. Partneti i ri nuk duhet tė prezantohet si i dashuri i mamit por si shoku i saj. Fėmija ėshtė nė gjendje t’i kupotojė shumė gjėra mė mirė sesa tė rriturit. Pėr mė tepėr, pėr shkak tė kuriozitetit ai mund tė bėjė shumė pyetje tė cilat mund tė bėjnė qė nėna ta ketė mė tė lehtė t’i pėrgjigjet fėmijės. Ku duhet tė bėhet prezantimi? Shtėpia nuk shihet si njė mjedis i pėrshtatshėm sepse fėmija mund tė ndihet i kėrcėnuar nė territorin e tij. Prezantimi mund tė bėhet nė njė terren neutral: njė takim shumė rastėsor, nė rrugė, nė njė park. Mė pas vjen njė ftesė pėr tė pirė diēka bashkė. Pas disa takimeve nė njė mjedis neutral, mami mund ta pyes fėmijėn nėse ai ėshtė dakord ta ftojnė shokun e tyre nė ri nė shtėpi. Nėse fėmija pyetet ai do tė ndihet mė i pėrfshirė dhe do ta ketė mė tė lehtė tė pranojnė faktin se mami mund tė shoqėrohet me dikė tjetėr qė nuk ėshtė babai i tij.
Siguria pėr funksionimin e lidhjes
Para se tė vendosni pėr prezantimin e fėmijės me partnerin tuaj tė ri ėshtė mirė tė vlerėsoni cilėsinė e marrėdhėnies suaj: Si ndiheni ju nė kėtė marrėdhėnie? Sa mendoni se do tė zgjasė kjo marrėdhėnie? Shpesh herė qėllon qė pas pėrfundimit tė njė marrėdhėnieje pėrfshimi nė njė lidhjeje tė re pėr tė harruar tė parėn apo si njė lloj ndėshkimi pėr partnerin. Njė marrėdhėnie me njė fillim tė tillė nuk ka gjasa tė ketė vazhdim tė mbarė. Eni, 28 vjeē thotė se disa muaj pas divorcit filloi tė shoqėrohej me njė djalė tė cilin e njihte qė prej shumė kohėsh. Pas 2 muajsh i kėrkova qė tė prezantoja me vajzėn time. Ai u tregua shumė i gatshėm dhe pėr rreth njė muaj rrjesht ai doli me ne. Pėr njė arėsye pėr tė cilėn unė mund tė jap asnjė lloj shpjegimi marrėdhėnia jonė u ftoh. Ime bijė kėrkonte qė tė dilnin sė bashku dhe nuk dija ēcfarė pėrgjigjeje t’i jepja. E di qė e lėndova pėr tė dytėn herė. Kam disa muaj qė po dal mė dikė tjetėr por nuk guxoj qė t’i prezantojė.

Ndikimi i ish-bashkėshortit ndaj lidhjes sė re tė partneres
Nė pranimin ose jo tė partenerit tė ri nė jetėn e mamit ndikon edhe reagimi i babit ose i njerėzve tė tij. Nė kulturėn shqipatare ėshtė tipike qė lidhja e re e partneres, sidomos pak kohė pas divorcit tė shihet dhe tė komentohet negativisht. Shpesh herė, “kėshtjellėn” qė ndėrton mami gjatė javes babi e prish nė fundjavė. Fėmija ėshtė midis dy zjarreve. Tė pranojė ato qė i thotė mami, apo komentet kontadiktore tė babait. Ervini, 10 vjeē tregon se marrėdhėnia e tij me babain u vėshtirėsua shumė pasi i jati e morri vesh qė i dilte me tė dashurin e mamit. Njė ditė mė tha se duhet tė zgjidhja midis atij dhe shokut tė mamit. Nuk mund tė dėgjoja kur e shante mamin, kur thontė gjėra tė thėna dhe tė pathėna.
Nė shumė raste, divorci ėshtė i vėshtirė tė pranohet edhe nga vetė partnerėt tė cilėt vazhdojnė ta konsiderojnė njėri-tjetrin si pronė tė tyre edhe pas pėrfundimit tė lidhjes. Nė kushtet ideale partneri duhet tė respektojnė zgjedhjet e partnerės dhe t’ia transmetojė kėtė gjė fėmijės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lisanet.1talk.net
 
NJĖ PARTNER I RI NĖ JETĖN E MAMIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LIS@NET :: Dashuria-
Kėrce tek: