LIS@NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIS@NET

MIre se vini ne Forumin LIS@NET
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Interneti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
dashuria




Numri i postimeve : 13
Registration date : 19/07/2007

Interneti Empty
MesazhTitulli: Interneti   Interneti Icon_minitimeTue Jul 24, 2007 3:34 pm

Fillimet e saj ka rreth viteve 60 si perpjekje e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet /Networks bazat e saj neper Amerik. Me pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat, kjo me qellim te behej nje shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializimi i internetit por mund te dergohej vetem posta elektronike dhe ishte shume e shtrenjte. Ndersa nga vitet 90 pati Boomin e vete me komercializimin e plote, firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botes dhe punesuan me mijera vete. P.sh. Yahoo filloi ne ’90 nga dy vete (japonez) me kapital fillestar pre 1000000$ dhe tani vlefta e saj ėshtė mbi 300000000$ ne burse.

Rruga e krijimit tė internetit

Rrjeti ARPA
Zanafilla e idesė pėr ndėrtimin e rrjetit, qė pėr ne ėshtė i njohur me emrin "internet" rrjedhė nga koha e luftės sė ftoftė nė vitet “60-ta. Si iniciatorė tė njė rrjeti tė tillė janė qarqet ushtarake te ShBA-ve tė cilėt nga disa prezantues nė internet sot, kritikohen pėr mbajtjen sekrete tė internetit.

Qė nė fillim tė viteve “60-tė, ushtarakėt amerikan mendonin se si ti mbronin informatat e mbledhura edhe nė raste tė ndonjė sulmi atomikė nga kundėrshtarėt. Si zgjedhje mė e mirė e kėtij problemi shikohej njė rrjetė elektronike. Nė kėtė rrjetė duhej qė tė njėjtat tė dhėna tė regjistroheshin dhe tė shpėrndaheshin ndėr kompiuterė qė gjendeshin nė largėsi. Nė rast ndryshimi apo futjeve tė reja tė tė dhėnave, duhej qė ndryshimet tė bėheshin nė tė gjithė kompiuterėt e lidhur nė atė rrjetė. Secili nga kompiuterėt e lidhur duhej tė komunikonte nė disa lidhje me kompjuterėt tjerė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ishte i mundėshėm vazhdimėsia e komunikimit nė rast tė shkatėrrimit tė ndonjėrit nga kompiuterėve ose kėputjes sė ndonjė lidhje. Sidoqoftė nė vitin 1964 Forcat Ajrore tė ShBA-ve angazhojnė firmėn RAND Corporation pėr ndėrtimin e projektit tė quajtur "Rrjeti i decentralizum". Kjo firmė nuk u angazhua pėr atė qė ne sot e njoh paraardhės i internetit. Pėr shkak tė shumė vėshtersive ky projekt nuk u realizua, vete ideja pėr njė "rrjetė tė decentralizuar" ku bartja e tė dhėnave bėhet nė formė paketash mbeti nė kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), qė nga viti 1958 shėrbente pėr zhvillimin shkencorė pėr ushtrin amerikane, vendosi qė mė 1966 tė ndėrlidhė rrjetin me llogaritėsin ARPA. Me kėtė rast ideja pėr "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe mė tej dhe mori njė formė paksa mė tė kuptueshme. Nė vitin 1969 nė rrjetin ARPA-Net ishin tė lidhur katėr llogaritės. Tre vite mė vonė nė ARPA-Net ishin tė lidhur 40-tė llogaritės. Duhet theksuar se edhe nė kėtė kohė ARPA-Net ishte njė rrjetė i mbyllur. Nga ky rrjetė i mbyllur ARPA-Net do tė ndėrtohej mė vonė rrjeti i internetit.

Te arriturat shkencore
Ideja pėr lidhjen e llogaritėsve nė njė rrjetė, ishte interesante jo vetėm pėr qarqet ushtarake por edhe pėr ato shkencore. Nė tė vėrtet pėr shkencėtarėt nuk ishte shumė interesante mundėsia e sinkronizimit tė tė dhėnave ndėr kompiuter, porse vetė bartja dhe shkarkimi i tė dhėnave nga njė kompiuter nė tjetrin. Pasi qė ARPA-Net kishte njė aftėsi pėr t“u hapur nuk ishte problem pėr tė zgjeruar edhe nė fushat tjera. Mė ndihmėn e kėtij rrjeti shkencėtarėve, qė nė vitet e `70 ju epej mundėsia e shkarkimit tė informatat nga institutet e lidhura nė ARPA-Net .

Numri i llogaritėsve tė lidhur nė kėtė rrjetė rritej dita-ditės, llogaritėsit e lidhur kishin sisteme tė ndryshme operative. Llogaritės tė fabrikantėve tė ndryshme, unix e mė vonė edhe kompiuterėt personale filluan tė lidhen nė kėtė rrjetė. Disa nga kėta llogaritės kishin lidhje tė drejtpėrdrejtė ndėrsa tė tjerėt lidheshin me ndihmėn e telefonit dhe tė modemit. Me kėtė paraqitet nevoja e njė protokollimi tė ri tė bartjes sė tė dhėnave. Ky protokoll duhej tė mos jetė i bazuar nė sistemin operativ tė kompiuterve tė lidhur dhe shpejtėsinė e bartjes sė informatave. Si rezultat i kėsaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, mė kėtė u bė edhe i mundėshem bartja e informatave nė rrjetin ARPA-Net nė mėnyrė tė standardizuar pėr tė gjithė llogaritėsit e lidhur nė kėtė rrjetė.

Merita shkencore nė ARPA-Net kanė edhe studentėt, tė cilėt e zbuluan kėtė rrjetė nė mėnyrėn e vet. Dėshirė e tyre ishte njė tablo informative ku bėhet kėmbimi i informatave nė mes tyre. Si rezultat i kėsaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i pėrdoruesve). Me kėtė u vendosė edhe njė gurė nė ndėrtimin e internetit.

Rrjeti i rrjeteve
Nevoja e dallimi tė botės shkencore dhe asaj ushtarake tė lidhur nė ARPA-Net, pėr shkak tė sekreteve ushtarake solli qė nė fillim tė viteve `80 nga ARPA-Net tė ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndėrsa ARPA-Net mbete nė duar tė shkencėtarėve. Nė pjesėn civile tė kėtij rrjeti nė vitet “80, bėhet katapultimi i numrit tė kompiuterve tė lidhur nė tė. Shkaktar i rritjes sė numrit tė lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatė arriti qė tė gjithė llogaritėsit e qendrave tė rėndėsishme shkencore nė ShBA tė i lidhė nė kėtė rrjetė. Kėshtu me kėtė lidhje u bė e mundshme qė nga rrjete tė vogla tė kyēen nė rrjetin e madh dhe nga ai nė ndonjė rrjetė apo kompiuteri tjetėr. Me kėtė edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" pėr tė cilin pėr njė kohė tė shkurtėr merr dheun fjala "internet" . Me kėtė edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerėzve rreth viteve “80.

Nė tė njėjtėn kohė nė Evropė ndiqeshin zhvillimet nė kėtė drejtim. Mirėpo ato ishin tė bazuara nė Normat ISO. Pasi qė modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normė e ISO-sė ata edhe nuk e pranonin atė. Nė vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qėllim tė koordinimit tė iniciativave pėr krijimin e njė sistemit tė lidhjeve tė kompiuterve nė nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) per kete qellim.

Inciativa evropiane ju pėrkulė suksesit tė TCP/IP-sė nė Amerikė dhe mė nė fund vendosen pėr tė krijuar njė rrjetė multi-protokollar qė ndėr tė tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emėrtua EuropaNet dhe nė tė u lidhen qendra tė ndryshme shkencore tė Evropės.

Tani mė ekziston lidhja transatlantike e Evropės nė Backbone tė ShBA-sė. Koordinimi i komunikimit nė internet pėr zonėn Evropiane ju besua organizatės RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe nė Evropė ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nėnrrjetet dhe quhet Ebone (Europėischer Internet-Backbone). Firmė e cila pėr shkak tė bankrotit u desh tė mbyllet nė vitin 2002. Nė kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime tė ngjashme me ato tė Evropės.

Sot kur ne themi "Internet " atėherė nėnkuptojmė jo vetėm thjeshtė njė rrjetė por sistemin :lidhjen e rrjeteve tė ndryshme tė vogla, organizatave, institucioneve etj tė lidhura nė Backbone.

Funksionimi i internetit

Te gjithe e keni degjuar fjalen URL dhe WWW. Por c’do te thote kjo fjale URL – Uniform Resource Locators qe s’ėshtė asgje pervetem se adresa e nje faqe ne internet qe permban informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol) qe ju shkruani ne cdo adrese qe doni te shihni ne Internet. Hypertext do te thote nje tekst i rregjistruar ne nje forme elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve. Kuptoheni Internetin si nje qytet te madh qe ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama neper rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra neper dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka cdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme ėshtė te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk ėshtė vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.

Cfare ėshtė WWW (World Wide Web)? Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni nje rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret edhe ne momentet qe ti po lexon kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe kembet e saj gjithandej neper bote.

Mund te keni ndegjuar edhe per FTP (File Transfer Protocol) standarti i percimit te skedarve qe programi skedar-percues duhet te mbėshtės kur dergon skedar ne nje server interneti.

ISP-( Internet Service Provider) ėshtė serveri qe mban faqet dhe na ben te mundur lidhjen me internetin nga shpia.

Serveri ėshtė nje komjuter qe te ben ty te mundur lidhjen me internetin. Pra vetem nje mbėshtėtes qe vete ėshtė i lidhur me nje server tjeter dhe ai tjetri vete me nje tjeter.

Hosteri-(pritesi) ai server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te mundur qe edhe te tjeret ta shohin. Kuptoheni si nje dyqan me qira qe duhet te paguani qiramarresin.

XHTML- (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) jane standarte te reja per krijimin e faqeve, por versione te reja te HTML

Intranet- ėshtė nje rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetem per nje organizat por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe Interneti.

Mbrapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe ėshtė per faqet me qellime dhe permbatje tregtare , org. do te thote organization, .edu do te thote education dhe ėshtė pra per universitet dhe shkollat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Interneti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LIS@NET :: Kompjuter & Internet-
Kėrce tek: